Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“O zar do shkosh në burg!” DEBAT në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi përplaset me Ballën, socialisti: Ik ore pirdhu
Gazment Bardhi dhe Taulant Balla TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka filluar me tensione, ku përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës kanë ndezur debat. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi fillimisht është përballur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi në mbledhjen e kryetarëve në lidhje me seancën e fundit. Sipas Bardhit, Peleshi e ndërpreu seancën pasi deputetët po flisnin. Ai e ftoi Peleshin që të heqë dorë nga detyra nëse nuk e bën dhe t’ia kalojë atë Taulant Ballës. Bardhi-Peleshit: Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: “Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë.” Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit,...