“A jeni gati?”, djali i Hashim Thaçit fton shqiptarët në shesh për drejtësi

“A jeni gati?”, djali i Hashim Thaçit fton shqiptarët në shesh për drejtësi

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti, ka bërë thirrjen për protestën gjithëkombëtare që do të zhvillohet të premten në Tiranë, 17 tetor, duke e shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram me mesazhin: A jeni gati? Ngjarja, e organizuar nga komuniteti i ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, synon të bëjë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Në këtë protestë do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa pjesëmarrës do të jenë edhe ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe lideri politik maqedonas, Ali Ahmeti. Protesta do të zhvillohet në sheshin “Skënderbe” në Tiranë dhe do të nisë në orën 17:00.