‘Beteja’ për votat/ PS çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit, ja orari kur do të mbahet

‘Beteja’ për votat/ PS çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit, ja orari kur do të mbahet

“Shqipëria 2030 në BE! Vetëm me Edin dhe PS” është slogani me të cilin do të dalë në fushatë oferta politike e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ideja e sloganit është premtimi për të ecur para drejt integrimit në BE, drejt pasaportës europiane, drejt zhvillimit perëndimor, që ka qenë edhe lajtmotiv i takimeve që Edi Rama ka zhvilluar gjatë muajit prill. Kjo fushatë e socialistëve nisi që dje me gratë, ku me zë dhe figurë u zhvilluan 12 aktivitete në të njëjtën kohë paralelisht, të grave socialiste në 12 qarqet e vendit. Ndryshe nga fushatat e shkuara, socialistët zhvilluan jo 1, por 12 takime elektorale me fokus gruan në ditën e parë të çeljes zyrtarisht të fushatës. Drejtuesit politikë të 12 qarqeve...