Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas krimit! Si pika e Bashkim Likës u kthye në bankën e vëllezërve Çopja

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas krimit! Si pika e Bashkim Likës u kthye në bankën e vëllezërve Çopja

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Brenda labirinthit të zhurmshëm të kolonave që mbajnë në këmbë një pallat përballë Bankës së Shqipërisë, paraja është mbret. Zona në zemër të Tiranës njihet në memorien kolektive si “Dollari” dhe përfaqëson bursën informale të kambizmit gjatë viteve të gjata të tranzicionit. Në hapësirën e ngushtë gjenden disa pika Exchange ngjitur me njëra-tjetrën dhe jashtë tyre, dhjetra burra mbajnë topa me para ndër duar. Bizneset e këmbimit valutor vështirë se dallojnë nga njëri-tjetri; ato kanë sportele të ngjashme për klientët dhe reklamojnë në ngjyra të ndezura simbolet e Euros, Dollarit apo paundit britanik. Por përtej fasadës, njëri prej tyre funksiononte si një kanal i fshehtë i qarkullimit të miliona eurove të paligjshme për llogari të njërit prej grupeve më të fuqishme shqiptare të...