Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Nëse nuk e mban dot atë karrige, liroja Ballës!”, Bardhi përplaset me Peleshin në Konferencën e Kryetarëve
TIRANË- Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi është përballur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi në mbledhjen e kryetarëve në lidhje me seancën e fundit. Sipas Bardhit, Peleshi e ndërpreu seancën pasi deputetët po flisnin. Ai e ftoi Peleshin që të heqë dorë nga detyra nëse nuk e bën dhe t’ia kalojë atë Taulant Ballës. “Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: “Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë.” Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonave. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin...