Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kontrabandë në Bllatë, mes të arrestuarve dhe një doganier
Një 42-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi u kap në flagrancë duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Bashkë me të, në pranga ka përfunduar edhe një punonjës dogane, ndërsa një tjetër doganier është vënë nën hetim. Operacioni policor i koduar “Skaneri” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një rast kontrabande në pikën kufitare të Bllatës. I arrestuari është shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në Maqellarë, i cili u ndalua në territorin e kësaj njësie administrative, teksa po transportonte me një automjet tip “Opel” disa mallra, të cilat nuk ishin të shoqëruara me fatura blerjeje apo dokumentacion ligjor. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 42-vjeçari ka bashkëpunuar me doganierë të pikës...