Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Analiza e DW: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?
takimi në Egjipt GAZA-Si do bëhet më tej me Hamasin? Sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, milicët në Rripin palestinez të Gazës duhet të çarmatosen tërësisht. Por kjo ende nuk është arritur. Sipas medieve izraelite, si Jerusalem Post, organizata militante-islamike zhvillon luftime të dhunshme kundër grupeve rivalizuese. Si pasojë janë vrarë të paktën 32 vetë. Në rrjetet sociale qarkullojnë video, që tregojnë, se si Hamasi ekzekuton ose torturon të pandehur si kolaboratorë me Izraelin. Grupi i Hamasit klasifikohet në Gjermani, në Bashkimin Europian, në SHBA dhe në shtete të tjera si organizatë terroriste. Nëse do të arrihet të çarmatoset Hamasi, kjo ndërkohë është e pasigurtë. Presidenti i SHBA-së Trump u shpreh në mënyrë kontradiktore. "Praktikisht i gjithë rajoni e ka miratuar planin për çmilitarizimin...