Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Jam sëmurë, më lironi”, mbetet në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën e “Cinco-s”
Ermir Ndreaj, i njohur ndryshe si “Cinco” do të mbetet në qeli. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Ndreajt për ndryshimin e masës së sigurisë, teksa ai ndodhet në qeli nga muaji korrik 2025. Ermir Ndreaj, akuzohet për trafik droge, ndërsa dyshohet se ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, duke përdorur kompani “fasadë” për trafikim. Ndreaj kishte kërkuar një masë më të butë sigurie me pretendimin se ishte i sëmurë. “Kërkuesi Ermir Ndreaj me datë 11.08.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësim i masës së sigurimit”, baza ligjore neni 260/2 i K.Pr.Penale. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani,...