Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump nderon Charlie Kirk dhe paralajmëron luftë ndaj ekstremizmit të majtë
Presidenti Donald Trump i dha të martën Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimin më të lartë civil të Shteteve të Bashkuara, aktivistit konservator të vrarë Charlie Kirk, duke e quajtur atë “një luftëtar të patrembur për liri” gjatë një ceremonie në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë. “Sot jemi këtu për të nderuar dhe kujtuar një udhëheqës të dashur që motivoi brezin e ardhshëm si askush tjetër,” deklaroi Trump gjatë fjalës së tij përpara zyrtarëve dhe mbështetësve të pranishëm. Kirk, themelues i organizatës Turning Point USA, u vra më 10 shtator gjatë një fjalimi në Universitetin e Utah-ut, në një ngjarje që tronditi kombin dhe ndezi debatet për dhunën politike në vend. Vrasja e tij është kthyer në një simbol për kampin republikan...