Takimi sekret në Athinë, Karamuço zbulon marrëveshjen për ekstradimet e bujshme nga Dubai

Takimi sekret në Athinë, Karamuço zbulon marrëveshjen për ekstradimet e bujshme nga Dubai

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi për herë të parë detajet e një marrëveshjeje e cila ka mundësuar që shumë personazhe të krimit të ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë, edhe pse Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë konsideruar si vend i sigurt për këta elementë. Karamuço foli për një takim sekret në Athinë mes shefit të policisë së Dubait dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.  Sipas tij, presidenti i policisë – siç quhet atje – ka marrë përsipër që të sjellë në Shqipëri shqiptarët e shpallur në kërkim ndërkombëtar që ndodhen në Dubai. Karamuço tregoi edhe kushtin e vetëm që ka vendosur ai, ndërsa është shprehur se këtë gjë do ta bënte për Shqipërinë. “Sa i përket ekstradimeve, SPAK-u i ka nxjerrë në...