Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Shperthejnë dy bombula gazi, përfshihet nga zjarri një lokal në Lezhë
                            Magazina e një lokali të vogël është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Ishull-Lezhë. Nga informacionet paraprake mësohet se flakët kanë shpërthyer në pjesën e pasme të lokalit, e cila shërbente si depo, duke shkaktuar dëme materiale dhe djegien e disa pajisjeve shtëpiake. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë pas shpërthimit të dy bombolave të gazit. Në momentin e ngjarjes, kryefamiljari kishte vënë në punë pajisjet për prodhimin e rakisë. Pas njoftimit, forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë, duke arritur të izolonin dhe shuanin plotësisht flakët. Falë reagimit në kohë, u shmang përhapja e zjarrit në pjesën tjetër të lokalit dhe në banesat përreth.