Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Protesta për krerët e UÇK, do marrin pjesë edhe Baba Mondi e Myftiu i Tiranës: Mbështesim ata që luftuan për lirinë e Kosovës
Një protestë mbarëkombëtare do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Protesta do të mbahet në orën 17:00, në ‘Sheshin Skënderbej’, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga komunitetet fetare, kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe myftiu i Tiranës Bilal Teqja. ‘Siç e dimë të premten do të zhvillohet një protestë kundrejtë atyre që po dënohen për atdhedashurinë e tyre për paqe. Për luftëtarët që luftuan, disa edhe humben jetën për Kosovën. Ne si Bektashinjtë i mbështesim derisa të dalin’, tha Baba Mondi. Edhe Bilal Teqja, Myftiu i Tiranës, tha se do të jetë i pranishëm në protestën që do të zhvillohet në mbështetje të krerëve të UÇK. ‘Ne mbështesim të gjithë ata që luftuan për një Kosovë të lirë, kryesisht pjesëtarët e...