Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Zjarr pranë hidrovorit në Novoselë
                            Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Hidrovorit në Novoselë, pasditen e kësaj të marte. Flakët u përhapën shpejt për shkak të erës së fortë, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit jashtë kontrollit. Forcat zjarrfikëse të Vlorës u mobilizuan menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë zjarrin nën kontroll, por përhapja e shpejtë e flakëve po e vështirëson ndërhyrjen. Nga mënyra e shfaqjes së zjarrit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.