Kina dhe Islanda zotohen të rrisin bashkëpunimin

Kina dhe Islanda zotohen të rrisin bashkëpunimin

Udhëheqësit kinezë dhe islandezë ranë dakord të rrisin bashkëpunimin gjatë takimit të tyre të martën në Pekin. Presidenti kinez Xi Jinping tha se rezultatet e frytshme dypalëshe tregojnë se vendet me sisteme të ndryshme shoqërore mund të kapërcejnë dallimet për të arritur përfitim të ndërsjellë. Xi u bëri thirrje të dy vendeve të thellojnë bashkëpunimin praktik në fusha si ekonomia, tregtia, energjia gjeotermale dhe të tjera. Sipas tij, dy vendet gjithashtu duhet të punojnë së bashku për të çuar përpara transformimin e gjelbër dhe për të përballuar ndryshimet klimatike, duke forcuar shkëmbimet njerëzore dhe kulturore në fusha turistike, arsimore për të rritur miqësinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Duke vënë në dukje se Kina dhe Islanda mbështesin multilateralizmin dhe sistemin ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në...