Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kievi: Rusia ka goditur një autokolonë me ndihma të OKB-së
Forcat ruse kanë goditur një autokolonë me ndihma të Kombeve të Bashkuara në rajonin ukrainas të Hersonit, që pjesërisht është i pushtuar nga Moska, tha Kievi më 14 tetor, duke shtuar se nuk ka viktima nga ky sulm. Kreu i administratës rajonale ushtarake tha se dronët rusë dhe sulmet me artileri u kryen afër qytezës Billozerka, që gjendet në frontin e luftës. “Pushtuesit me qëllim shënjestruan kamionë të organizatës OCHA të OKB-së me dronë dhe artileri”, shkroi në rrjetet sociale zyrtari lokal, Oleksandr Prokudin. Ai tha se autokolona përbëhej nga katër makina dhe “një makinë u dogj krejtësisht, ndërkaq një tjetër është dëmtuar rëndë”, ndërkaq dy makinat e tjera i shpëtuan sulmit. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiga, e quajti sulmin “një tjetër shkelje brutale...