SURPRIZA/ Taylor Swift sjell një dokumentar me 6 episode.  “The End of an Era” nis më 12 dhjetor

SURPRIZA/ Taylor Swift sjell një dokumentar me 6 episode. “The End of an Era” nis më 12 dhjetor

Taylor Swift nuk ndalet së surprizuari fansat. Këngëtarja dhe superylli i muzikës pop ka njoftuar përmes emisionit Good Morning America se do të publikojë një format dokumentari me 6 seri dhe një film të ri, që do të transmetohen ekskluzivisht në Disney+. Ai titullohet “The End of an Era” dhe sjell një vështrim pas kuintave të turit madhështor “Eras Tour”, i cili u zhvillua nga marsi 2023 deri në dhjetor 2024 në stadiume të mbushura me plot fansa në mbarë botën. Dy episodet e para do të publikohen më 12 dhjetor, një ditë para ditëlindjes së 36-të të Taylor-it. Episodet e mbetura do të dalin dy nga dy, gjatë dy javëve që pasojnë. Po ashtu, më 12 dhjetor, do të publikohet edhe filmi i ri...