Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali
Tre oficerë policie humbën jetën dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm në një shtëpi fshati në Castel D’Azzano, në provincën e Veronës, që mendohet se u shkaktua nga një rrjedhje e madhe gazi. Policia po evakuonte shtëpinë, ku ndodheshin tre vëllezër, kur ndodhi shpërthimi, që mendohet të jetë shkaktuar qëllimisht nga banorët e saj. E gjithë shtëpia dykatëshe u shemb, duke zënë poshtë ushtarët dhe oficerët. Midis banorëve, një burrë dhe një grua u plagosën dhe u arrestuan. Një anëtar i tretë i familjes është ende në kërkim në zonë. Të tre refuzuan të largoheshin nga shtëpia dhe po i rezistonin dëbimit. Në vendngjarje ndodheshin edhe zjarrfikësit, të cilët ndërhynë menjëherë, por për tre karabinierët nuk pati asnjë...