RCC firmos deklaraten e Dubrovnikut për një të ardhme më të gjelbër

RCC firmos deklaraten e Dubrovnikut për një të ardhme më të gjelbër

Dubrovnik, 14 tetor 2025 – Ballkani Perëndimor po kalon nga premtimet në veprim. Ministrat e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm nga gjashtë vendet e rajonit miratuan sot Deklaratën e Dubrovnikut, në kuadër të Takimit të Dytë Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) me mbështetjen e BMZ-së gjermane, Komisionit Europian, Qeverisë kroate dhe Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të Procesit të Berlinit 2025. Deklarata shënon një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të Marrëveshjes së Gjelbërt Europiane, duke vendosur objektiva konkrete për mbrojtjen e natyrës, reduktimin e ndotjes dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Katër dokumente që vendosin kursin e dekadës Ministrat e rajonit miratuan katër dokumente të rëndësishme që konkretizojnë Agjendën e Gjelbërt 2025–2030: •Plani i Rishikuar i...