Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Doja të ndihmoja familjen time të varfër”/ 22-vjeçari shqiptar në Itali kapet me kokainë, vlera marramendëse 16 milionë euro
Karabinierët italianë kanë sekuestruar një sasi rekord prej 200 kilogramësh kokainë në një apartament në zonën e Tor Vergatës, në Romë, gjatë një operacioni antidrogë që çoi në arrestimin e Kristianit, një 22-vjeçar me origjinë shqiptare. Lënda narkotike kishte një vlerë prej rreth 16 milionë eurosh dhe ishte e ndarë në 191 pako, të fshehura në vende të ndryshme të banesës. Gjatë bastisjes, karabinierët gjetën gjithashtu 30,000 euro para të gatshme, si dhe një armë zjarri , e cila rezultoi e vjedhur. Sipas autoriteteve, banesa e të riut shërbente si një qendër shpërndarjeje droge, e pajisur me elementë logjistikë të sofistikuar për ruajtjen dhe shpërndarjen e narkotikëve. Kristiani u arrestua jashtë apartamentit të tij, pasi sjellja e tij ngjalli dyshime te patrulla e karabinierëve. Gjatë...