Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dosja McGonigal/ Dumani i bën bisht përgjigjes se ku është me hetimin: Po presim përgjigje nga jashtë
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i ka bërë bisht sot pyetjes së drejtpërdrejta të deputetit të PD-së, Ivi Kaso, lidhur me ecurinë e hetimeve për dosjen e bujshme ‘McGonigal’, që përfshin ish-zyrtarin e FBI-së dhe lidhjet e tij me qeverinë shqiptare. Dumani duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, si përherë, ka deklaruar se çështja ndodhet ende në fazën e hetimit paraprak dhe se në territorin shqiptar janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore. Megjithatë, ai pranoi se SPAK ende nuk ka përfunduar hetimin pasi po pret përgjigje nga autoritetet e huaja. ‘Rasti është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar, por jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet gjyqësore të huaja, të cilave u...