Dumani i kundërpërgjigjet PS dhe PD: Boll me presione politike, po cenoni integritetin e prokurorëve

Dumani i kundërpërgjigjet PS dhe PD: Boll me presione politike, po cenoni integritetin e prokurorëve

Kreu i SPAK paralajmëron për rreziqe serioze që kërcënojnë pavarësinë institucionale dhe vijimësinë e hetimeve ndaj korrupsionit të nivelit të lartë Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur pa ekuivok për sfidat serioze që përballet institucioni që ai drejton. Në një deklaratë të fortë, ai nënvizoi rrezikun e presioneve të jashtme nga politika, mediat dhe krimi i organizuar, të cilat sipas tij cenojnë integritetin e prokurorëve dhe funksionimin kushtetues të SPAK. “Doja të theksoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë dhe krimi i organizuar, gjë që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve. Kjo kërkon një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese të SPAK”, theksoi Dumani. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e një kuadri të...