Irena Gjoka shkakton debat në Komisionin e Ligjeve

Irena Gjoka shkakton debat në Komisionin e Ligjeve

Deputetët e opozitës i kërkuan Prokurorisë së Përgjithshme llogari për mos dërgimin në KLGJ të konstatimit të shkeljeve të gjyqtares Irena Gjoka. “Ju thatë se ajo është e dënuar me vendim të formës së prerë. Unë nuk kam arritur në konkluzion që është dënuar me vendim të formës së prerë”, u përgjigj përfaqësuesi i Prokurorisë, Kostaq Beluri. Sali Berisha ka publikuar një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Në Gjykatën e Posaçme Gjoka ka gjykuar çështjet e dy drejtuesve kryesorë të opozitës, Sali Berisha dhe...