Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Protesta e minatorëve të Spaçit/ Deputeti i PS denoncon policinë: Sjellje brutale dhe e pa tolerueshme
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar sjelljen e policisë së Ilir Prodës ndaj protestës së minatorëve në Spaç, duke e cilësuar veprimin si shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të drejtave të punës. Ai i referohet konkretisht neneve 50 dhe 51 të Kushtetutës, që garantojnë të drejtën e punëtorëve për t’u organizuar sindikalisht dhe për të hyrë në grevë në mbrojtje të interesave të tyre. “Sjellja e Policisë së Shtetit, e disa efektivëve të caktuar në të, është e papranueshme! Është shkelje e rëndë me duar, këmbë dhe gojë të shthurur e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,” shkruan Braçe në një postim në rrjetet sociale. “Kush janë këta që u mohojnë minatorëve një të drejtë kushtetuese?”, shkruan i revoltuar Erion Braçe. Reagimi i plotë:...