Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Paketa fiskale 2026, Shoqata e Mikrobirrarive kërkon uljen 50% të akcizës për prodhuesit artizanal
Shoqata e Mikrobirrarive Artizanale Shqiptare kërkon uljen me 50% të akcizës së birrës për prodhuesit e vegjël të birrës artizanale me prodhim vjetor deri në 10 mijë Hl.Propozimi i prodhuesve të birrës artizanale për uljen e akcizës, në përputhje me praktikat europiane vjen në kuadër të hartimit dhe diskutimeve të paketës fiskale 2026 nga Ministria e Financave.“Të vendoset një shkallë e reduktuar akcize deri në 50% për prodhuesit vendas me prodhim vjetor deri në 10,000 HL;Të parashikohet një mekanizëm verifikimi transparent i sasisë së prodhimit vjetor, përmes raportimit në sistemin fiskal dhe kontrollit doganor;Të harmonizohet korniza ligjore me Direktivën 92/83/EEC të BE, duke e bërë modelin e taksimit më afër standardeve të Unionit dhe më mbështetës për ekonominë lokale”, theksohet në kërkesat e propozuara nga...