Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Albin Kurti thotë se ende s’ka nisur diskutime me partitë për formimin e ekzekutivit
-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ende nuk i ka nisur diskutimet me partitë tjera lidhur me formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Më 10 tetor, Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, është mandatuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për formimin e ekzekutivit të ri. “Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet t’i shohim kontributet që i kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por, po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se dhjetë ditë”, tha...