Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kryeprokurori Çela kundër draftit të Kodit Penal të qeverisë: Nuk vlen, s’ka asnjë argument
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, teksa po raporton në Komisionet Parlamentare, u pyet edhe për draftin e Kodit të ri Penal, për të cilin shprehu kritika dhe tha se nuk vlen. Sipas tij, në vite nuk është bërë një analizë e thellë se çfarë nuk shkon me Kodin aktual dhe se argumenti se është i vjetër prej 1995-ës dhe integrimi nuk mund të përdoren si argumente për të krijuar një draft të ri. Sipas tij, deri në këtë kohë, kanë bashkëpunuar shumë mirë me partnerët ndërkombëtarë edhe me Kodin aktual dhe pa pasur asnjë problem. “Nëse do të arrini të pyesni ata që janë prokurorë e gjyqtarë se cilët janë problemet me kodin që kemi. Ende unë sot nuk kam një informacion analitik mbi problemet...