Prokurori i Përgjithshëm kundër Kodit të ri Penal: Është i dobët, s’ka asnjë argument! Po ndryshohet vetëm se është i 1995…

Prokurori i Përgjithshëm kundër Kodit të ri Penal: Është i dobët, s’ka asnjë argument! Po ndryshohet vetëm se është i 1995…

Në komisionin e Ligjeve, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka debatuar me deputetin e PS, Damian Gjiknuri. Ai është pyetur për Kodin e Ri Penal, ndërsa është shprehur kundër tij. Sipas Çelës, ndryshimet janë të dobëta në konceptin teknik dhe me frymë agresive. Sipas tij, ky Kod Penal po ndryshohet vetëm sepse është që prej vitit 1995. Olsian Çela: Unë sot nuk kam një informacion për problemet që ka Kodi Penal. Në mungesë të metodologjisë, nuk shoh reflektim të nevojave të shoqërisë për ndryshimet e kodit. Asnjë sot nuk është në gjendje të përcaktojë, veç dy argumente që kodi është I 995 që nuk është argument, dhe integrimi evropian. Ka pasur nevojë për risistemim dhe përmirësim ku është e mundur por jo të ndryshosh bazat....