Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lushnjë/ 33-vjeçarja kanos të moshuarin, procedohet nga policia
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases L. Z., 33 vjeçe, banuese në fshatin Adë. Sipas policisë, dyshohet se ajo ka kanosur një shtetas 79 vjeç, për motive të dobëta. Ngjarja është në hetim, ndërsa materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme ligjore.