Probleme me internetin, numërimi i votave nuk nis në tri komuna

Probleme me internetin, numërimi i votave nuk nis në tri komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se për shkak të problemeve me internet, procesi i numërimit të votave nuk ka nisur në në tri qendra komuna të numërimit (QKN): në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot. Këtë problem e sqaroi edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, një ditë më parë, kur tha se problemi qëndron se “transmetimi i pamjeve në televizorët/ekranet për vëzguesit”. “Në këto ekrane shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen fletëvotimet, për tu parë nga të gjithë”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook. Ndërkohë, numërimi është duke vazhduar në qendrat e tjera, përveç në Han të Elezit, ku numërimi dhe verifikimi u përmbyll të hënën në mbrëmje. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani...