Vrasja e grekut dhe shokut shqiptar/ Vetëdorëzohet i riu, dyshohet se është bashkëpunëtor në krim

Vrasja e grekut dhe shokut shqiptar/ Vetëdorëzohet i riu, dyshohet se është bashkëpunëtor në krim

“Abuzoi s*ksualisht me mua”, kështu ka deklaruar 22-vjeçari, i cili u vetëdorëzua në policinë greke si bashkëpunëtor në ekzekutimin e pronarit grek të kampingut në Finikounda dhe mikut të tij shqiptar. I riu, ka pretenduar se pronari grek e përdhunoi në verën e vitit 2022. 22-vjeçari u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë në kampingun në Finikounda, krim i ndodhur të dielën e 5 tetorit. Ai u vetëdorëzua në polici i shoqëruar nga avokati, teksa është shprehur se do të zbulojë edhe autorin e vrasjes së 68-vjeçarit dhe mikut të tij shqiptar. Fillimisht, mediat greke raportuan se ishte një i afërm i pronarit të kampingut që u vra, por sipas protothema s’ka lidhje familjare me viktimën. 22-vjeçari po udhëtonte së bashku me autorin në motoçikletë ditën e...