Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Më lironi, jam sëmurë’/ Ish-pronari i “Cinco” ngelet në burg, trafikoi tonelata kokainë nga Ekuadori
Ermir Ndreaj TIRANË-Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ermir Ndreaj. Ish-pronari i “Cinco Cavalli”, i njohur si ‘Cinco’, kishte bërë një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë duke u shprehur se është i sëmurë. Por kërkesa e tij për lirimin nga burgu për arsye shëndetësore është rrëzuar nga GJKKO. Aktualisht ai qëndron në spitalin e burgut. SPAK ka zbardhur të paktën 5 episode të trafikut të kokainës, ku porositës ka qenë edhe vetë ‘bossi’ i Cincos, Ermir Ndreaj. Ky detaj është zbuluar përmes bisedave në SkyECC mes biznesmenit Ndreaj dhe Artur Hoxhosmanit, ku diskutohej për sekuestrimin e 1 ton kokainë në Belgjikë. Në biseda, Ndreaj pranon se 809 pako nga kokaina që u sekuestrua ishin të tij. Grupi që trafikonte kokainë nga Amerika e...