Hodhën në erë me bombola gazi shtëpinë dhe vranë 3 efektivë, si e përsëritën skenarin vëllezërit italianë, refuzuan t’i “dorëzohen” përmbarimit

Hodhën në erë me bombola gazi shtëpinë dhe vranë 3 efektivë, si e përsëritën skenarin vëllezërit italianë, refuzuan t’i “dorëzohen” përmbarimit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vernona të Italisë, ku tre efektivë kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, pas hedhjes në erë të një banesë me bombola gazi. Mediat italiane raportojnë se efektivët kishin shkuar në një banesë  të tre vëllezërve, për t’i larguar ata përmes procedurës së përmbarimit. Ata kanë refuzuar që të largohen, duke lënë hapur dhe më pas shpërthyer disa bombola gazi. Nga shpërthimi i fuqishëm menjëherë sapo policia u fut në banesë, kanë humbur jetën tre efektivë dhe 15 të tjerë mbetën rëndë të plagosur. Por kjo ngjarje nuk ishte ‘skenar’ i panjohur për policinë. Sipas ‘Corriere’, një vit më parë tre vëllezërit kishin kërcënuar përmbaruesit se nëse futen në banesë, do t’i hedhin në erë. Franco...