Analiza e DW/ Kthimi në Gaza: Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

Analiza e DW/ Kthimi në Gaza: Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

Palestinezët kthehen në lagjet e tyre përmes rrënojave GAZA- Nesreen Hamad pret me padurim lajme të tjera nga bashkëshorti. Ndërsa ajo dhe tre fëmijët e tyre qëndruan në vendstrehimin në qendër të Rripit të Gazës,  ai nisi udhëtimin e mundimshëm për në Sheikh Radwan, një lagje në veri të qytetit të Gazës: "Bashkëshorti shkoi në shtëpinë tonë sot [e dielë 12.10.]. E dinim që ishte bombarduar, por duke e parë me sytë tanë, ishte edhe më e dhimbshme", tha Hamadi për DW në telefon. Shtëpia është e shkatërruar plotësisht dhe pjesa më e madhe e lagjes gati nuk njihet më. Bashkëshorti i Nesreen është midis dhjetëra mijëra njerëzve që u kthyen në shtëpi pasi Izraeli njoftoi armëpushimin të premten pasdite.  Videot treguan një valë në dukje të pafundme njerëzish që ecnin, kryesisht në...