Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në 9 nëntor u dogjën, Blendi Klosi rrëfen datën kur mund të zgjidhet kryetari i ri…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, zbuloi se zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës mund të zhvillohen në prag Krishtlindjesh. “Ne po përgatitemi sikur zgjedhjet të jenë nesër. Nuk është se ne frigohemi nga data, sa më shpejt ajo datë të jetë, aq më mirë do ishte për qytetarët. Kurse për ne si forcë politike do të presim vendimin e Kushtetueses dhe pastaj datën e re të Presidentit, por ashtu siç llogaritë duken i bie që mesi i dhjetorit të jetë data e mundshme për garën e Tiranës”, zbuloi Klosi i ftuar në një studio televizive. Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj që i hapi rrugën garës për kryeqytetin, por Klosi tha se PS vijon fushatën në terren për të kuptuar nevojat e...