Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tragjedi në Itali/ Tre karabinierë humbin jetën gjatë një dëbimi, motra dhe vëllëzërit shpërthyen bombolën e gazit, 13 të plagosur
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, në Castel d’Azzano, pranë qytetit të Veronës në Italinë verilindore, ku tre efektivë të karabinierisë humbën jetën dhe 13 të tjerë, mes tyre karabinierë dhe oficerë policie, mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi gjatë një operacioni dëbimi. Sipas autoriteteve italiane, shpërthimi ndodhi në momentin kur forcat e rendit po ekzekutonin një urdhër gjyqësor për dëbimin e tre vëllezërve e motrës, në një shtëpi të braktisur dykatëshe, e cila ishte zaptuar nga ta që prej një viti. Dy prej personave të përfshirë, një vëlla dhe një motër në të 60-at, u ndaluan nga policia, ndërsa njëri prej vëllezërve arriti të largohej nga vendngjarja dhe është ende në kërkim. Komandanti i...