Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Itali/ Shpërthim i fuqishëm në një banesë gjatë operacionit policor, humbin jetën 3 karabinierë dhe plagosen 15 të tjerë
Një ngjarje e rëndë ndodhi në mëngjesin e së martës në Castel d’Azzano, pranë Veronës, në veri të Italisë. Gjatë një operacioni për të zbrazur një banesë të zënë në mënyrë të paligjshme, një shpërthim i fuqishëm shkaktoi shkatërrimin e një shtëpie dykatëshe, duke marrë jetën e 3 karabinierëve dhe plagosur 15 persona të tjerë, përfshirë policë dhe zjarrfikës. Viktimat janë tre karabinierët Marco Piffari, Davide Bernardello dhe Valerio Daprà. Ata ndodheshin në vendin e ngjarjes për të zbatuar një urdhër për të larguar banorët dhe për të kontrolluar për materiale të rrezikshme, si bomba molotov. Fatkeqësisht, shpërthimi i papritur plagosi rëndë pjesëtarët e tjerë të forcave të sigurisë dhe zjarrfikësve. Ky nuk ishte rasti i parë që banorët përdornin gaz për të shmangur ndërhyrjen....