Çmimit Nobel për paqen i’u dha udhëheqëses së opozitës, Venezuela mbyll ambasadën në Norvegji 

Çmimit Nobel për paqen i’u dha udhëheqëses së opozitës, Venezuela mbyll ambasadën në Norvegji 

Qeveria e Venezuelës ka mbyllur ambasadën e saj në Norvegji, vetëm pak ditë pasi udhëheqësja e opozitës, María Corina Machado, u shpall fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Autoritetet venezueliane njoftuan se vendimi është pjesë e një “ristrukturimi të shërbimit të jashtëm”, pa përmendur drejtpërdrejt çmimin që ka shkaktuar reagime të forta politike në Karakas. Ministria e Jashtme norvegjeze konfirmoi mbylljen e ambasadës venezueliane në Oslo, duke e quajtur veprimin “të pakëndshëm”, por theksoi se Komiteti Nobel është i pavarur nga qeveria norvegjeze. Çmimi Nobel iu dha Machado-s për “përpjekjet e saj të palodhura në mbrojtjen e të drejtave demokratike të popullit venezuelian”. Presidenti Nicolás Maduro e quajti fituesen 58-vjeçare një “shtrigë djallëzore”, duke e akuzuar për komplot me Perëndimin. Karakasi ka mbyllur gjithashtu ambasadën...