Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Afati i fundit më 26 tetor, Osmani mandaton Kurtin për formimin e qeverisë së re
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se afati i fundit për prezantimin e kabinetit të ri qeveritar është 26 tetori, duke shtuar se do të bëjnë përpjekje që kabineti të prezantohet para kësaj date. “Dita e fundit kur mund të mbahej seanca e Kuvendit, në të cilën unë do të prezantoj kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori. Këto ditë jemi të përqendruar maksimalisht në analizën gjithëpërfshirëse të zgjedhjeve lokale, por shumë shpejt, gjatë kësaj jave, do të fillojmë diskutimet dhe bisedimet edhe për qeverinë qendrore”, ka thënë Kurti para gazetarëve. Presidentja Vjosa Osmani, të shtunën ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë. Sipas Kushtetutës, presidentja, pas konsultimeve me partinë ose koalicionin që ka shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin për kryeministër. Mandatari ka...