Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të autostradës Elbasan–Tiranë mëngjesin e sotëm. Dy makina, që dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi të lartë, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dyja mjetet. Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e sakta të ngjarjes dhe për të normalizuar lëvizjen.