Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
‘Krimi 2024’/ SPAK dhe Prokuroria raportojnë sot para dy Komisioneve Parlamentare
Olsian Çela dhe Altin Dumani TIRANË-Drejtuesit e SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme do të raportojnë sot para mbledhjes së përbashkët të dy Komisioneve, atë të Nismave për Qytetarët dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe të Ligjeve. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela do të prezantojë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024. Më pas, do të raportojë kreu i SPAK, Altin Dumani mbi veprimtarinë e institucionit që drejton përgjatë vitit 2024. Mbledhja do të fillojë më 10:00, ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari. Edhe Lamllari do të paraqesë raportin vjetor të këtij institucioni mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin e kaluar./ZËRI