Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Erdogan komplimenton Melonin, por nuk kursen kritikat: Duhet ta lësh duhanin/ Kryeministrja italiane: Nëse e bëj, mund të vras dikë
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri një deklaratë me humor në margjinat e një samiti për paqen në Gaza, duke thënë se nëse do të linte duhanin, “mund të vriste dikë”. Komenti u bë gjatë një bisede informale me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili u zotua se do të përpiqej ta ndihmonte Melonin ta linte duhanin. Erdogan, i njohur për fushatat e tij kundër duhanit, i tha Melonit: “Dukesh shumë mirë. Por duhet të të bëj të lësh duhanin”. Presidenti francez Emmanuel Macron, që ndodhej pranë tyre, ndërhyri me një buzëqeshje duke thënë: “Është e pamundur!”, duke nënvizuar vështirësinë e këtij synimi. Meloni iu përgjigj me shaka: “E di, e di… nuk dua të vras dikë”, duke lënë të kuptohet se heqja dorë nga...