Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), një numër gjithnjë e në rritje i patentave në Gjermanivijnë nga njerëz me rrënjë të huaja. Në vitin 2022, afërsisht një në shtatë aplikime për patentë u paraqitën prej tyre (14%), raportuan studiuesit të hënën (13.10). Në vitin 2000, ishte vetëm një në njëzet (4.9%). Prandaj, emigrantët janë "gjithnjë e më të rëndësishëm" për ekonominë gjermane, shpjegoi IW. Evropa Lindore dhe Jugore kryesojnë Për studimin, IW i grupoi emrat e të gjithë shpikësve që nga viti 2000 në njërën nga 24 zonat gjuhësore. Në këtë mënyrë, "rajoni i origjinës së individit në fjalë mund të përcaktohet me gjasa të mëdha". Sipas studimit, shpikësit nga Evropa Lindore dhe Juglindore kontribuojnë më shumë në regjistrimet e patentave në Gjermani, me një pjesëmarrje prej gati 3%. Në vendin e dytë...