Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kërcënon” Kremlini: Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përfundojë shumë keq
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, deklaroi të hënën se furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk nga SHBA-të mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë, veçanërisht për presidentin amerikan Donald Trump. Medvedev tha se është e pamundur të dallohet nëse raketat Tomahawk mbajnë koka bërthamore apo konvencionale, pasi ato të jenë lëshuar, një pikë që e ka theksuar edhe zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin. “Si duhet të përgjigjet ndryshe Rusia?”, shkroi Medvedev në Telegram, duke lënë të nënkuptohet se përgjigjja e Moskës mund të jetë dhe aktivizimi i armëve bërthamore. Trump deklaroi sërish të dielën se mund të ofrojë raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk për Kievin, nëse Putin nuk i jep fund luftës në Ukrainë. “Po, mund t’i them [Putinit], nëse lufta nuk...