Mbyllja e aksit Tiranë–Durrës, policia apel qytetarëve: Përdorni rrugët alternative për të shmangur vonesat

Mbyllja e aksit Tiranë–Durrës, policia apel qytetarëve: Përdorni rrugët alternative për të shmangur vonesat

Qarkullimi në Tiranë dhe në zonat hyrëse e dalëse të saj është rënduar ndjeshëm ditët e fundit, pas mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës për shkak të punimeve të planifikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, të njoftuara më 10 tetor. Bllokimi i një prej akseve më të frekuentuara të vendit ka sjellë pasoja të menjëhershme në trafikun e brendshëm të kryeqytetit, duke krijuar ngarkesa të mëdha në disa nga kryqëzimet dhe segmentet kryesore rrugore. Për të menaxhuar situatën, shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme janë vendosur në të gjitha pikat kritike, duke synuar të lehtësojnë qarkullimin dhe të shmangin bllokimet totale. Në një deklaratë për mediat, Policia e Tiranës i ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë durim dhe vetëpërmbajtje gjatë kohës...