Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kemi humbur gjithçka”, shqiptari me origjinë palestineze rrëfen tragjedinë familjare në Gaza
Pasi ushtria izraelite njoftoi hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje armëpushimi dhe tërheqjen e trupave nga veriu i Gazës, mijëra palestinezë të zhvendosur kanë nisur të kthehen në këmbë drejt shtëpive të tyre shumica të shkatërruara. Pjesëmarrja e një numri të madh vendesh dhe organizatash ndërkombëtare në procesin e ndërmjetësimit nënvizon përpjekjet globale për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për krizën humanitare në Gaza. Në një rrëfim ekskluziv në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Në kohë reale” në RTSH 1, Abdullah Xhabir, një shtetas shqiptar me origjinë palestineze, ndau historinë e tij prekëse dhe humbjen e djalit të tij në konflikt. “Jam shtetas shqiptar por me kombësi palestineze, kam ardhur në Shqipëri para 31 viteve. Kur filloi lufta në Gaza ishim këtu ndërsa...