Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
India dhe Kanadaja “miqësohen” pas dy vitesh tensione diplomatike, nisin bisedimet për bashkëpunim
India dhe Kanadaja kanë rënë dakord për të ndërmarrë hapa konkrete drejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe, pas një periudhe tensioni të ashpër të shkaktuar nga vrasja e një zyrtari në tokën kanadeze në vitin 2023. Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Anita Anand, zhvilloi vizitën e saj të parë zyrtare në Indi, ku u takua me homologun e saj S. Jaishankar dhe kryeministrin Narendra Modi. Ky i fundit theksoi se vizita do të shërbejë për t’i dhënë një impuls të ri partneritetit mes dy vendeve. Kriza diplomatike shpërtheu vitin e kaluar kur kryeministri i atëhershëm kanadez, Justin Trudeau, akuzoi publikisht Indinë për përfshirje në vrasjen e Hardeep Singh Nijjar, akuza që India i mohoi kategorikisht. Si pasojë, të dy vendet pezulluan shërbimet e vizave dhe dëbuan...