Elbasan, shoqërohen në Polici ish-deputeti dhe miku i Shullazit

Elbasan, shoqërohen në Polici ish-deputeti dhe miku i Shullazit

Një operacion policor po zhvillohet në Elbasan. Mësohet se janë shoqëruar në komisariat 11 persona dhe janë gjetur 3 armë zjarri të llojit pistoletë gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia. Po ashtu është shoqëruar ish-deputeti Bujar Muça, pronar i kompanisë “Delta” dhe një tjetër shtetas, i identifikuar si Maks Lika. Ky i fundit është i njohur si mik i Emiliano Shullazit. Policia është duke vijuar punën për verifikimet e shtetasve të shoqëruar, për të parë edhe të shkuarën e tyre. Ende është e paqartë nëse kemi të bëjmë me persona me precedentë të mëparshëm penalë.