Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Shqipëria nuk hyn në BE as për 10 vjet”, Abilekaj “shkund” Ramën: Pa ujë të pijshëm e menaxhim mbetjesh, çfarë BE-je..
                            Gjatë një intervistë për një emision televiziv, gazetari Enton Abilekaj theksoi se Shqipëria mbetet shumë mbrapa në sektorë kyç si menaxhimi i mbetjeve, ujërave dhe reforma në drejtësi, duke e bërë të pamundur për vendin të arrijë standardet minimale të BE-së për të paktën një dekadë. Ai kritikoi ashpër qeverinë Rama për mungesën e rezultateve konkrete, duke e quajtur vizitën e Ursula Von der Leyen një shfaqje pa ndikim real, ku Shqipëria nuk përfiton asgjë nga investimet e BE-së në Ballkan. Abilekaj theksoi se premtimet për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave janë utopike pa reforma thelbësore dhe përparim real në drejtësi dhe mjedis, duke paralajmëruar se Shqipëria nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Europian në 2-4 vitet e ardhshme. Sipas tij, pa...