KE mbështet ‘EAGLE’, projektin e kabllit nënujor të grupit hungarez 4iG, investitorit të One Albania

KE mbështet ‘EAGLE’, projektin e kabllit nënujor të grupit hungarez 4iG, investitorit të One Albania

EAGLE-porta e re digjitale që lidh Evropën, Azinë,  Lindjen e Mesme dhe Afrikën Në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, grupi 4iG nënshkroi një Deklaratë të Përbashkët me Komisionin Evropian dhe GÉANT, organizatën jofitimprurëse pan-evropiane që operon dhe ndërlidh rrjetet e kërkimit dhe arsimit të Evropës.Në deklaratë, partnerët e BE-së shprehën mbështetjen e tyre për iniciativat rajonale të zhvillimit të infrastrukturës digjitale të Grupit 4iG në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në projektin e kabllit të të dhënave nënujore EAGLE (Egypt-Albania Gateway Link to Europe) që lidh Shqipërinë dhe Egjiptin, si dhe në zhvillimin e një rrjeti digjital tokësor rajonal plotësues.Investimi do të ofrojë një sistem nënujor prej 2,000 kilometrash me pika ndalese në Shqipëri, Egjipt dhe Itali, i cili, kur të...