Aksion policor në Elbasan/ Në mesin e të shoqëruarve edhe biznesmeni Bujar Muça

Aksion policor në Elbasan/ Në mesin e të shoqëruarve edhe biznesmeni Bujar Muça

Zbulohet emri i një prej të shoqëruarve nga Policia e Elbasanit në operacionin e befasishëm të zhvilluar sot në afërsi të fshatit Katund i Ri, zona e Metalurgjikut, pasditen e sotme. Ai është biznesmeni Bujar Muça, pronar i kompanisë “Delta”. Muça është një emër i njohur edhe në faktorin politik lokal dhe qendror, pasi ka kandiduar në vitin 2017 si deputet për PDIU-në në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 ku fitoi mandatin, por më pas u dorëhoq. Policia zhvilloi pasditen e sotme aksionin e madh për të cilin priten detaje dhe emra të tjerë, teksa arrestoi dy eksponentë të botës së krimit që mbanin armë të mbushura me fishek në fole dhe shoqëroi disa të tjerë.